75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kolonë e gjatë nga Shqipëria për në Kosovë, bllokohet rruga në Milot

Shqipëria është vendi i preferuar i shumë kosovarëve për të kaluar sezonin e verës.

Por edhe më tepër gjatë vikendeve. Këtë të diele kolonë e gjatë është shkaktuar në Milot, saktësisht tek rruga për në Kosovë.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet qartë se vozitësve do t’u duhet të presin gjatë për të kaluar këtë anë ku kolona është mjaftë e mundimshme për çdokënd që po kthehet nga Shqipëria.

Pavarësisht situatës me COVID-19, kosovarët asnjëherë nuk ndaluan së shkuari në Shqipëri, e kjo gjë u vërejt edhe nga shifrat e larta të hyrjes së tyre në Shqipëri për t’i kaluar ditët e nxehta në bregdetin shqiptar./Indeksonline/