75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Kolonë e gjatë në Merdarë, pritjet zgjasin deri në 2 orë

Procedurat e ngadalshme administrative për kalimin e pikës kufitare në Merdare janë duke shkaktuar kolona të gjata.

Indeksonline raporton se qytetarët po presin deri në 1 orë për të kaluar pikën kufitare, teksa më herët gjatë ditës pritjet kanë zgjatur deri në 2 orë.

Pritjet në Merdare po shoqërohen edhe me mot të ftohtë dhe reshje shiu e bore.

Megjithatë, kjo pritje nuk është regjistruar edhe nga MPB-ja.

Sipas kësaj të fundit, në përditësimin e fundit pritjet kanë qenë 3 deri në 5 minuta.