75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Kolonë e madhe në pikën kufitare Morinë, kosovarët vikendin do ta kalojnë në Shqipëri

Shumë qytetarë të Kosovës pritet të kalojnë vikendin në Shqipëri.

Kolona të mëdha janë krijuar në pikën kufitare në Morinë, transmeton Indeksonline.

Ky vrull i madh është bërë për shkak të masave që janë marr nga Qeveria e Kosovës.

Gastronomia është e mbyllur dhe shumë aktivitete të tjera nuk po funksionojnë.

S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

E vetmja çfarë qytetarët duhet të bëjnë është kontroll rutinor mjekësore në kufi, kanë thënë për Top Channel, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë./Indeksonline/