Kolonë në pikën kufitare në Vërmicë, edhe në ditët e fundit të verës

Edhe sot ka vazhduar fluksi në pikën kufitare në Vërmicë. Si shumë ditë të tjera kosovarë të shumtë kanë pritur në pikën kufitare me Shqipërinë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kanë bërë të ditur se në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në 40 metra, transmeton Indeksonline.
Për të hyrë duhen deri në 5 minuta, kurse për të dalë deri në 10 minuta.
Duhet përkujtuar që pavarësisht situatës pandemike, të shumta kanë qenë udhëtimet e kosovarëve drejtë Shqipërisë./Indeksonline/