Koloneli shqiptar shpërthen ndaj Ramës: Turp i turpit, UÇK-ja në Hagë, ti në konferencë me ish-ministrin e Millosheviqit

Ish-ministri teknik i Brendshëm dhe një prej ushtarakëve më të mirë në vend, Dritan Demiraj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama, lidhur me mini-Schegenin Ballkanik dhe takimin e djeshëm online midis tre kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe ku nuk mungonte as Aleksander Vuçiqi.
Teksa e lidh edhe me daljen para Hagës së ish-krerëve të UÇK, Demiraj shprehet se, të gjithë “jemi dëshmitarë të tradhëtisë më të madhe dhe të hapur të Edi Ramës ndaj interesave të kombit”.
Por në fund, Demiraj ka edhe një mesazh për Ramës, duke iu referuar fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Duhet te jesh shume i shqetësuar për mbërritjen në Shtëpinë e Bardhë të presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shumë shpejt drejtWsia kombëtare dhe ndërkombëtare e drejtuar nga administrata e ardhshme Bidenit, do të të hedhë në koshin e plehrave të historise, në fakt atje ku e meriton plotësisht“, mbyll reagimin e tij nga SHBA-ja, koloneli Dritan Demiraj.