Kolumbia bllokon dy avionë ushtarakë që transportonin emigrantë nga SHBA: Nuk janë kriminelë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro njoftoi se ka ndaluar hyrjen e avionëve ushtarakë amerikanë që transportojnë emigrantë të deportuar në hapësirën ajrore të vendit të tij, duke thënë se ai do të pranojë vetëm fluturime që i trajtojnë njerëzit me dinjitet.
Një zyrtar amerikan i tha Reuters se Kolumbia kishte refuzuar hyrjen e dy avionëve ushtarakë që ishin nisur nga Kalifornia dhe mbanin rreth 80 emigrantë secili.
“Një emigrant nuk është kriminel dhe duhet të trajtohet me dinjitetin që i takon një qenieje njerëzore. Kjo është arsyeja pse ne i shtymë avionët ushtarakë amerikanë që po transportonin emigrantë kolumbianë. Unë nuk mund t’i detyroj emigrantët të qëndrojnë në një vend që nuk i do ata, por nëse ai vend i dëbon, kjo duhet të bëhet me dinjitet dhe respekt për ta dhe për vendin tonë“, u shpreh Petro në një postim në X.
“Do t’i presim qytetarët tanë me avionë civilë, pa i trajtuar si kriminelë“, shtoi ai.
Një ditë më parë, edhe Brazili kërkoi një shpjegim nga Uashingtoni për “trajtimin poshtërues”të emigrantëve të parregullt brazilianë që u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara dhe mbërritën të premten në Manaus me avion ushtarak. Sipas qeverisë braziliane, në bordin e këtij avioni ndodheshin 88 brazilianë.
Un migrante no es un delincuente y debe ser tratado con la dignidad que un ser humano merece.
— Gustavo Petro (@petrogustavo) January 26, 2025
Por eso hice devolver los aviones militares estadounidenses que venían con migrantes colombianos.
No puedo hacer que los migrantes queden en un país que no los quiere; pero si ese país… https://t.co/U1MmWrNio1