Kolumbia e ka radhën pas Venezuelës? Trump: Drejtohet nga një i sëmurë që shet kokainë në SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fatin e udhëheqësit të Venezuelës do të ketë edhe presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Teksa udhëtonte në avionin presidencial Air Force One, të dielën, Trump e quajti Petron një njeri të sëmurë që prodhon kokainë dhe e shet në SHBA, përcjell A2 CNN-i.
“Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë, të cilit i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë në Shtetet e Bashkuara. Por nuk do ta bëjë këtë edhe për shumë gjatë”, tha Trump.

