75 Mall Live Search
20:32 / E Diele, 08 Qershor 2025 / FR

Kolumbia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet shkatërrues ka goditur të dielën Kolumbinë, me magnitudë prej 6.5 shkallë të rihterit, ka njoftuar Shërbimi Kombëtar Gjeologjik.

Sipas njoftimit, epiqendra e dridhjes së tokës ishte në Paratebueone, 187 kilometra nga kryeqyteti Bogota, derisa dridhja u tha se zgjati disa sekonda.

Autoritetet kolumbiane ende s’kanë bërë me dije se nëse ka viktima, derisa u panë dëmtime të objekteve dhe të rrugëve.