Kolumbiania kurorëzohet si “Miss Globe”

Mbrëmjen e të martës është kurorëzuar si “Miss Globe 2024”, Diana Moreno.
Përfaqësuesja e Kolumbisë është shpallur më e bukura e globit, në një ceremoni që u zhvillua në Shqipëri.


Muzika, filmat dhe sportet janë ndër gjërat për të cilat Moreno është e interesuar. Ajo ka marrë diplomën bachelor në biznes ndërkombëtar nga Universiteti El Bosque në Bogota, Kolumbi.
Moreno flet spanjisht, anglisht dhe japonisht.
Shoqëruesja e parë e Miss Globe 2024 u shpall përfaqësuesja e Tailandës, Prada Thansita Dilhokanansakul.
Në Top 5 më të bukurat që konkuruan për kurorën u renditën Miss Germany, Miss Vietnam, Miss Thailand, Miss Colombia dhe Miss Philippines.


