75 Mall Live Search
13:39 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Koman flet për Fatin e lënduar: Shpresojmë në rikuperim, ka të ardhme

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka komentuar gjendjen e sulmuesit, Ansu Fati i cili është i lënduar.

Fati ka pësuar një lëndim në gju, ku pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës, shkruan IndeksOnline

Ai nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme ndaj Betisit që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Por, para kësaj ndeshje foli edhe tekniku Koeman i cili tha se Fati është në rrugën e rikuperimit dhe ka një të ardhme të ndritur.

“Gjëja më e rëndësishme është që ANSU FATI të rikuperohet i qetë. Ai ka të ardhme të ndritur”, tha ai.