18:14 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / LB

Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin fushor “Arrow Bravo”

Në kuadër të përgatitjes profesionale për pjesëtarët e FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Bravo”.

Ushtrimi është realizuar në nivel kompanie dhe objektivë e ushtrimit ishte përgatitjeje dhe testim i kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të operuar në zona të vështira duke ruajtur operacionalitetin e njësisë dhe arritjen e qëllimit bazuar në mision.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet e saj njerëzore dhe teknike për të qen të gatshëm të përballemi me sfidat, thuhet në një njoftim të FSK-së në Facebook.