75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 16 Maj 2024 / MSH

Komanda Evropiane e SHBA-së investon 340 mijë dollarë në një shkollë të Kamenicës

Ambasada amerikane ka njoftuar për investimet e radhës në fushën e arsimit.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se falë donacionit prej 340 mijë dollarësh nga Komanda Evropiane e SHBA-së, nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Hogosht të Kamenicës do të mësojnë në ambiente më të mira.

Image

Ambasada… ka publikuar dhe fotografi nga rinovimet që janë bërë në këtë shkollë, raporton Indeksonline.

“Ne po vazhdojmë të investojmë në të ardhmen e Kosovës. Falë 340.000 dollarëve donacion nga Komanda Evropiane e SHBA-së, nxënësit dhe edukatorët në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogosht të Kamenicës do të mësojnë aftësi në ambiente më të sigurta dhe komode. Ky donacion është vetëm një shembull i përkushtimit tonë të qëndrueshëm për të mbështetur sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane./Indeksonline/