Komandant Çeliku parakaloi para ushtarëve me plotë krenari!
Ceremonia e mbajtur për Ushtrinë e Kosovës, ka bërë që të mblidhen liderë e ish- ushtarë të shumtë të UÇK-së.
I pranishëm ishte edhe Fatmir Limaj, ish- komandant Çeliku, tashmë zëvëndëskryeministër i Kosovës, shkruan Indeksonline.

Limaj ka parakaluar i vetëm para ushtarëve të Kosovës.
Padyshim, procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri ka gëzuar tej mase edhe liderin e Nismës, marrë parasysh kontributin e tij në kohën e tranzisionit, duke mos përjashtuar edhe kontributin e tij edhe pas luftës. /Indeksonline/