75 Mall Live Search
08:22 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

“Komandant Gipa”, Vedat Bajrami publikon skeçin e ri humoristik, tallet me shtesat e Policisë së Kosovës

Vedat Bajrami, ka prezantuar për publikun skeçin e tij më të ri humoristik.

Ditë pasi bëri bujë me skeçin me titull “T’fala nga Haga”, ku mori reagime nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Bajrami ka sjell përmes një video një tjetër ironi.

Në videon e re humoristike, ai vjen në rolin e ‘Komandant Gipës’, duke ironizuar me Policinë e Kosovës, kinse ndodhet në veri të vendit.

Ironia e tij fokusohet në mënyrën se si trajtohen policët e Kosovës.