75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Komandant “Tigri” merr votat e VV-së për deputet, humb Dugolli e tërhiqet Drenori

Drenasi mbrëmë u shndërrua në një arenë përballjesh për të fituar kandidaturën për deputet.

Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri”, ka arritur të merrte votat që të kandidohet për deputet në Këshillin e Qendrës së VV-së, në Drenas.

Ai ka mundur Enver Dugollin, ndërkohë që Xhavit Drenori u largua nga gara. Që të dytë nuk kanë reaguar fare.

Siç mësohet, kjo garë ishte mjaft e ashpër, pasi dy figura që u prit të kalonin Këshillin…, Dugolli e Drenori, dështuan, shkruan Reporteri.

Sidoqoftë, komandant “Tigri” ka qenë konsull i përgjithshëm në Gjermani, ndërkaq tashti është profesor në Fakultetin e Shkencave Sportive.