Komandanti i FSK-së bën homazhe në Prekaz

Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së” sot Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto homazhe u bënë në nderim të 27-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.
“Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.