75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / Z S

Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët, që kanë qenë në operacionin e kërkimshpëtimit, në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në një takim pjesëtarët e Njësisë së kërkimshpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkimshpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.

“Forca e Sigurisë e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.