75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 15 Janar 2026 / S Z

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në SHBA, realizoi vizita të rëndësishme

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, komandanti i FSK-së ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Ajova, SHBA.

Me këtë rast takoi Sekretarin e Shtetit z. Paul Pate, kryetarët e qyteteve të Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të ndryshëm të shtetit të Ajovës.

“Gjeneral Jashari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin, si edhe i falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që po vazhdojnë të ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare KOMFSK vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-së për këtë shtet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Gjatë kësaj vizite, GLT Jashari u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve.

Në fund të vizitës, GLT Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë.