13:23 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / AR

Komandanti i FSK-së i pret ngrohtë ambasadorët e huaj në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, është parë teksa përshëndetet ngrohtë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, në pamjet që ka kapur Indeksonline në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, shihet se të pranishëm ishin edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ambasadori gjerman, Jorg Rohde dhe ai italian, Nicola Orlando.