75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Komandanti i FSK-së, me detaje për 26 pjesëtarët e infektuar me koronavirusin

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama ka thënë se 26 pjesëtarë të FSK-së janë infektuar me koronavirusin.

Rama tha se të gjithë janë raste kontakti, të cilët janë duke qëndruar në vetizolim dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

 “Fatkeqësisht i kemi 26 pjesëtarë të FSK-së, ku pas testeve që i kemi bërë dje kanë dalë pozitivë. Duhet ta kuptojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës dhe të gjithë janë raste kontakti. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. E kemi qendrën mjekësore, të cilët janë në kontakt me ta. Nuk kemi asnjë pjesëtarë të FSK-së që është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Rama për rtv Dukagjinin.

Ai nuk tregoi se sa mund të jetë numri i atyre që priten të testohen si raste kontakti, por tha se kryesisht të infektuarit janë nga disa rajone të Kosovës.

I pyetur se nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a është e gatshme ushtria, ai tha: “Ushtria gjithmonë është gati dhe nuk do të ndalet. Pavarësisht këtij numri ne do ta vazhdojmë me planet, objektivat dhe punët tona ditore”.