75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit

Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kjo në kuadër të bashkëpunimit me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në zhvillimin e kërkimeve shkencore ushtarake, duke e cilësuar thelbësor për modernizimin e forcave të armatosura.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të ndërtuar kapacitete të avancuara dhe të përbashkëta.

Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin në fushën e kërkimeve ushtarake dhe aktiviteteve të përbashkëta profesionale./Indeksonline/