75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 15 Janar 2026 / b l

Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetërorë për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi n% Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-së në Iowa. Gjatë kësaj vizite, komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë.