Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet me Ministrin e Mbrojtjes për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Leitnant Arben Kingji, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR, diskutimet u përqendruan në angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, si rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjenerali Barduani theksoi se KFOR-i mbetet i vendosur për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Ai shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e kontingjentit shqiptar në KFOR, duke theksuar kontributin e tyre të çmuar në këtë mision dhe në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit të qëndrueshëm midis KFOR-it dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.