75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / S Z

Komandanti i KFOR-it pret në takim Osmanin, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në vizitë presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të misionit të NATO-s për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës në veçanti Policinë e Kosovës.