75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 08 Janar 2026 / F.R

Komandanti i KFOR-it priti Shefin e UNMIK-ut në Prishtinë, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, shkruan IndeksOnline.

Gjeneralmajor Ulutaş riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për koordinim të vazhdueshëm me UNMIK-un, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në mbarë Kosovën.

“KFOR-i theksoi se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/