Komandanti i KFOR-it shkon në Qeveri për takim me Kurtin

Pas gjendjes së krijuar në veri, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ndryshe sot në komunat në veri të vendit, situata është tensionuar, pasi që kryetarët e rinj kanë hasur në rezistencë të qytetarëve serb, të cilët tentuan që t’i pengojnë ata, që të hyjnë në objektet e komunave, për të filluar punën e tyre.
Me gjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.