Komandanti i KFOR-it takohet me Bunfordin, diskutuan për sigurinë në rajon
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Major Gjeneral Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në “Camp Film City”, përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit të Hungarisë, Zsolt Bunford.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në rajon dhe u theksua angazhimi i KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu falënderimet e tij për kontributin e vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

