Komandanti i KFOR-it takohet me kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen në Kosovë
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Gian Franco Saba, kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë të Kishës Katolike Romake.
Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, me rastin e përshëndetjeve të tij për Pashkët për kontingjentin italian, transmeton IndeksOnline.
Në një njoftim, KFOR-i bën me dije se takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e udhëzimit shpirtëror dhe fetar brenda KFOR-it.
“Gjeneralmajor Ulutaş nënvizoi se KFOR-i inkurajon dialogun midis të gjithë përfaqësuesve fetarë në Kosovë për të promovuar paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

