Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën dhe Krasniqin

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me ministrat në detyrë, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.
Në njoftim zyrtar, KFOR-i bën me dije se diskutimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në bashkëpunimin institucional.
“Në këtë kontekst, gjenerali Barduani përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftim.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.