75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / Z S

Komandanti i KFOR-it takon ministrin Krasniqi, flasin për çështjen e sigurisë dhe dialogun me Serbinë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka zhvilluar një takim sot me ministrin e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimi temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë dhe situata e sigurisë në Kosovë.

”Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO , u takua sot me z. Elbert Krasniqi në Prishtinë. Diskutimet e tyre përfshin një sërë temash, si edhe atë të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Më tej u bë e ditur se gjeneralmajor Barduani theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike.