75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 10 Tetor 2025 / F.R

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe, diskutojnë për “sigurinë e qëndrueshme” në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Özkan Ulutas, zhvilloi të premten një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç, ku diskutuan për “sigurinë e qëndrueshme në Kosovë”.

Gjatë takimit, Ulutas kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit nga Mojsiloviç.

“Ata shkëmbyen mendime lidhur me situatën e sigurisë në veçanti, gjenerali Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në Kosovë, në të mirë të të gjithë njerëzve, si dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mbështetje të stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.