75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / F.R

Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it ka nisur vizitën e tij të dytë në Beograd gjatë mandatit të tij të dytë, duke falënderuar autoritetet serbe dhe gjeneralin Mojsiloviq për pritjen, me të cilin ka zhvilluar një bashkëpunim të hapur dhe si thuhet, frytdhënës.

Zyra për informim e KFOR-it, theksoi se komunikimi i rregullt midis këtij misioni dhe Forcave të Armatosura të Serbisë është jetik për adresimin e zhvillimeve relevante dhe parandalimin e përshkallëzimeve.

KFOR-i, bën të ditur se për mbi 25 vjet, ka siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë sipas mandatit të OKB-së, duke koordinuar me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Aktivitetet përfshijnë patrullime, angazhim me komunitetet lokale, mbrojtjen e manastireve, pastrimin e zonave të minuara dhe shkatërrimin e municioneve të paplasura.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe krijimin e kushteve për dialog politik midis Beogradit dhe Prishtinës, duke kontribuar për siguri dhe stabilitet rajonal.