75 Mall Live Search
18:50 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komandanti i KFOR-it viziton Serbinë, diskutohet situata aktuale e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Adarijom ka vizituar sot Serbinë.

Gjatë kësaj vizite, D’Adarijom ka realizuar një takim me shefin e Ushtrisë së Serbisë, Milano Mojsiloviq me të cilin thuhet të kenë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash janë diskutuar edhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të monitorimit të gjendjes në teren dhe ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë.

Mojsiloviq u mundua edhe njëherë të mos-njohë organet e sigurisë në Kosovë, duke deklaruar se KFOR-i është e vetmja forcë legjitime e armatosur në Kosovë me përgjegjësi për popullatën serbe./Indeksonline/