75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Komandanti i njohur i UÇK-së i bashkohet AAK-së, do të kandidohet për deputet

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot Selman Lajçi me dhjetëra bashkëluftëtarë të tij nga treva e Rugovës. Ai ka thënë se pret kandidimin e tij për deputet në listën e koalicionti AAK-PSD.

Për këto prurje ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj Lajçit për vendimit që t’i bashkohet Aleancës.

“Koncepti i Aleancës për Kosovën 100% shtet, po e merr besimin e gjerë qytetarë, duke i bashkuar atdhetarë, intelektualë, sipërmarrës dhe ekspertë të të gjitha fushave. Pata kënaqësinë ta pres në takim veprimtarin e çështjes kombëtare, Sali Lajçin, Komandant i Brigadës së UÇK-së 136 “Rugova” të Zonës Operative të Dukagjinit. Mirënjohës që baca Sali, vëlla i Heroit te Kosovës, Selman Lajçi, dhe dhjetëra bashkëluftëtarë të tij nga treva e Rugovës, nga sot, i bashkohen familjes së madhe të AAK-së. Poashtu, mirëpres kandidimin e profesor Saliut, në listën tonë për deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.