Komandanti i Policisë në Gjakovë hedh poshtë raportimet se është shkarkuar
Gjatë ditës së sotshme është raportuar në media se komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj është shkarkuar.
Indeksonline kontaktoi me Gjokajn rreth kësaj teme.
Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet se ai është shkarkuar.
Po ashtu sipas raportimeve gjatë ditës së sotshme thuhet se edhe pesë zyrtarë tjerë policorë janë suspenduar. Por Policia ende nuk ka konfirmuar asgjë./Indeksonline/