Komandanti i policisë viziton KBI-Podujevë

Sot, në zyren e tij në selinë e Këshillit, Kryetari mr. Mensur Hoti priti komandantin e policisë Major Isak Ejupi.
Në takim u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunën tonë si dhe për pandeminë covid-19.
Me këtë rast, u theksua nga dy palët nevoja për thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese ndaj kësaj pandemie.
Kryetari Mensur Hoti dhe Majori Isak Ejupi u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës sonë kudo që janë për respektim të masave anti covid.

( KBI-Podujevë)