Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë është italian

Në një ceremoni që do të mbahet sot në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, italiani Angelo Michele Ristuccia do të marrë zyrtarisht komandën e komandantit të KFOR-it.
Komandën do t’ia dorëzojë gjeneralmajori Ferenc Kajari.
Kajari mori nën udhëheqje KFOR-in në tetor të vitit të kaluar, duke u bërë hungarezi i parë i misionit të NATO-s në Kosovë./Indeksonline/