Komandanti i ri i Stacionit Policor në Obiliq zhvillon takime me përfaqësues të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve

Komandanti i ri i Stacionit Policor në Obiliq, Toger Baron Murati, ka zhvilluar takime zyrtare me përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë trashëgiminë e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.

Në këto takime, Toger Murati është pritur nga baca Esat Curri – përfaqësues i familjeve të dëshmorëve, z. Sami Saraqi – përfaqësues i invalidëve të luftës së UÇK-së, dhe z. Fehmi Mjekiqi – përfaqësues i veteranëve të UÇK-së.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja me përfaqësuesit, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi për veprimtari të përbashkëta që lidhen me sigurinë, përkrahjen dhe nderimin e trashëgimisë kombëtare.