16:39 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë: Qendra “humanitare” ruse në Nish, ka tjetër qëllim

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges thotë se nuk beson se Qendra ruso-serbe në Nish është qendër humanitare.

Hodges tha, se kjo qendër është një “fasadë” dhe nuk është ajo përfaqëson, transmeton lajmi.net.

Më pas gjenerali amerikan, ka folur edhe për kampin Bonsteel në Kosovës, i cili është afër qendrës ruso-serbe, ku tha se duhet të punohet më shumë me transparencë.

“Nuk besoj se është një qendër humanitare, është një fasadë dhe nuk është ajo që përfaqëson”, ka thënë Hodges.

Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, për Insider tha, se plani i përgjithshëm që KFOR-i të vazhdojë operimin në Kosovë është, “vendim të Aleancës”.

“Unë jam përgjegjës për sigurimin dhe pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë në misionin e KFOR-it. Si e shoh atë, të paktën edhe pesë vjet nuk kanë ndërmend të largohen nga Kosova…”, thotë Hodges.