75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Komandanti Lajçi sot intervistohet nga Specialja

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgoje ftesa për intervistim për disa ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale, Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, transmeton Indeksonline.

Sipas OVL UÇK në Pejë, Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi.

Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. /Indeksonline/