11:14 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Komandanti sirian tregon se kur do të zhvillohet ofensiva e fundit kundër ISIS-it

Një komandant i Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) tha se sulmi mbi vijën e fundit të mbrojtjes të Shtetit Islamik në ish-kryeqytetin e saj sirian Raqqa do të fillojë të dielën natën.

“Sulmi ndaj militantëve në qendër të Raqqës do të përqëndrohet në zonën rreth stadiumit dhe do të përpiqemi ta rrethojmë atë”, tha komandanti i fushës  Ardal Raqqa, për Reuters, transmeton AktivPress.

Komandantët që drejtojnë betejën kanë paralajmëruar se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë marrë peng civilë dhe po përdorin zjarr , kurthe dhe tunele për të ngadalësuar përparimin e SDF-së dhe aleatëve të saj.

Për tre vjet Raqqa ishte kryeqyteti i vetëshpallur i Shtetit Islamik, një qendër e operacioneve ku mbikqyrnin territoret e Sirisë lindore, qendrore dhe veriore dhe planifikonin sulme jashtë vendit./AktivPress