21:18 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

Komandati i FSK-së takohet me Komandantin e Forcave Tokësore të Shqipërisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka falënderuar  Gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy ushtrive.

Në takim janë diskutuar fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së numrit të aktiviteteve bilaterale mes FARSH-it dhe FSK-së duke përfshirë trajnimin, edukimin, ushtrimet e përbashkëta si dhe aktivitete  të tjera me ushtritë e shteteve mike.

Gjeneral Jashari me këtë rast ka deklaruar se Shqipëria dhe FARSH-i si anëtarë të NATO-s, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO.

Në fund dy Gjeneralët u dakorduan se partneriteti ndërmjet ushtrive tona është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e regjionit, veçanarisht në ambientin e ndjeshëm aktual të sigurisë.