11:31 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Komandot afganë mund t’i bashkohen Ushtrisë Britanike

Ish-udhëheqësit ushtarakë britanikë i kanë bërë thirrje qeverisë që të krijojë një regjiment të ri në Ushtrinë Britanike për forcat speciale afgane.

Janë qindra komando afganë, të cilët janë stërvitur nga trupat britanike, që kanë mbërritur tashmë në Mbretërinë e Bashkuar në evakuimet e fundit nga Kabuli.

“Daily Telegraph” ka raportuar se afganët janë grumbulluar në Sandhurst për t’iu bashkuar Ushtrisë Kombëtare Afgane, por tain mund t’i bashkohen Ushtrisë Britanike.

“E kanë treguar me mijëra herë besnikërinë e tyre”, thonë ish-liderët ushtarakë të Britanisë së Madhe.