75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Kombëtarja nga Amerika Veriore përjeton tmerrin, rrugës për në Haiti ndalohen nga disa persona të armatosur

Kombëtarja e njohur nga Amerika Veriore, Belizë ka përjetuar tmerrin gjatë rrugës për në Haiti.

Autobusi i ekipit kombëtar u ndal nga një bandë e armatosur, shkruan IndeksOnline

Për fat të mirë te skuadra ishin katër policë, të cilët patën disa negociata të gjata me banditët. Pas disa minutave, ata u lejuan të vazhdonin rrugën për në hotel.

Kujtojmë se Belizë do të luajë një ndeshje për raundet kualifikuese për kupën e botës “Katari 2022”.

Hatiti ka qenë kundërshtar i Kosovës para disa vjetëve, kurse tani po përballet me problemeve të mëdha shtetërore./IndeksOnline/