Kombëtarja e Bullgarisë që gjashtë ndeshje nuk e di se çka është fitorja
Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja Bullgari-Kosovë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.
Bullgaria në ndeshjen e fundit pësoj humbje nga Çekia, ndërsa Kosova barazoi kundër Malit të Zi, shkruan Indeksonline.
Kombëtarja e Bullgarisë ka gjashtë ndeshje që nuk po arrin të gjej rrugën e fitores. Në këto gjashtë ndeshje ekipi bullgar ka katër barazime dhe dy humbje.
Si vendas në pesë ndeshjet e fundit, Bullgaria ka tre fitore dhe dy barazime.
Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të shënoj dy fitore dhe tre barazime.
Si mysafirë në pesë ndeshjet e fundit, përfaqësuesja e Kosovës ka arritur dy fitore dhe tre barazime.
Bastoret e shohin si favorite Bullgarinë./Indeksonline/