Kombëtarja e Danimarkës del me njoftim të ri mbi gjendjen e Christian Eriksenit

Kombëtarja e Danimarkës me anë të një postimi ka treguar për gjendjen e Christian Eriksenit.
Në njoftim thuhet se gjendja e Eriksenit është stabile dhe se vazhdon të jetë në spital për ekzaminime tjera, transmeton Indeksonline.
“Në këtë mëngjes ne kemi folur me Christian Eriksenin, i cili i ka dërguar përshëndetje të gjithë bashkëlojtarëve. Gjendja e tij është stabile dhe ai po vazhdon të jetë në spital për ekzaminime tjera.”
“Ekipi dhe stafi i kombëtares kanë marr asistencën për kriza dhe do të jenë për njëri-tjetrin pas incidentit të djeshëm”
“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për përshëndetjet e përzemërta për Christian Eriksenin nga tifozët, lojtarë dhe familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, nga Asociacionet Ndërkombëtare, ekipet etj.”
“Ne inkurajojmë që të dërgoni përshëndetjet tuaja tek Federata e Danimarkës dhe do të sigurohemi që ato të shkojnë tek Christiani dhe familja e tij”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.
/Indeksonline/