08:46 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Kombëtarja e Femrave të Kosovës sonte do të luajnë kundër Kampionëve të Evropës

Kombëtarja e Femrave të Kosovës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballen me Kampionet e Evropës, Holandën.

Ndeshja do të luhet në ora 19:00 dhe është e vlefshme për kualifikime në Evropianin e vitit 2021, transmeton Indeksonline.

Holanda është ekipi më i fortë në grup. Ato kanë 8 fitore në po aq ndeshje. Kurse vashat e Kosovës gjendën në pozitën e katërt me 10 pikë pas 7 ndeshjeve.

Në ndeshjen e fundit, Kosova barazoj kundër Turqisë me rezultat 0:0. Kurse Holanda shënoj fitore 7:0 kundër Estonisë./Indeksonline/