Kombëtarja e femrave të Kosovës sot luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian

Sot në 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luaj kombëtarja e femrave të Kosovës kundër Estonisë.
Ndeshja do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, transmeton Indeksonline.
Kombëtarja e Kosovës gjendet në grupin A, në pozitën e 4-të. Nga 5 ndeshje sa kanë zhvilluar deri më tani, ato kanë 6 pikë.
Në pozitën e parë është Holanda që ka 18 pikë, pastaj vjen Rusia dhe Slovenia me 9 pikë.
Kundërshtari i sotshëm i Kosovës, Estonia gjendet në pozitën e pestë me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Turqia në pozitën e fundit./Indeksonline/