Kombëtarja e Gjermanisë testohet për Covid-19, këto janë rezultatet

Para ndeshjes me Kombëtaren e Ukrainës, skuadra gjermane ka testuar stafin dhe gjithë futbollistët për Covid-19, ku të gjithë kanë dalë negativ.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kombëtarja gjermane, por duhet të presin edhe testet nga kundërshtari i tyre, që ndeshje të lejohet për t’u zhvilluar, shkruan IndeksOnline
Pas pesë futbollistëve që dolë pozitiv në Kombëtaren e Ukrainës të premten, sot skuadra po pret testet e reja për të marr dritën e gjelbërt.
Takimi ndërmjet të dyja kombëtarve në Ligën e Kombeve, pritet të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.