10:53 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Kosovës arrin në Azerbajxhan

Kombëtarja A e Kosovës ka arritur në qytetin e Baku.

Skuadra e drejtuar nga Challandes ka zbarkuar në Azerbajxhan për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Kosova është mysafire e Azerbajxhanit për ndeshjen debutuese në kompeticionin më të ri të UEFA për Kombëtare.

Ndeshja do të luhet në stadiumin olimpik të Baku, të premten nga ora 19:00 me kohën tonë lokale. /IndeksOnline/